
Shtyhet deri në 10 janar afati i thirrjes së dytë të CoSolve-19
December 16, 2021
Për shkak të interesit të lartë dhe bizneseve të shumta që kanë kontaktuar, afati i aplikimeve në thirrjen e dytë të CoSolve-19 do të shtyhet deri në 10 janar 2022. Të gjithë të interesuarit kanë më shumë kohë në dispozicion për të plotësuar dokumentacionin e domosdoshëm për t’u bërë pjesë e këtij programi.
Për të mësuar më shumë rreth programit dhe rregullave të aplikimit ju ftojmë të jeni pjesë e sesionit informues që do të mbahet më 21 dhjetor, ora 11:30 – 12:00.
Për të marrë më shumë informacion rreth thirrjes së dytë, ju ftojmë të vizitoni faqen Sektorët, ndërsa për të dërguar aplikimin tuaj vizitoni faqen Apliko.