Një iniciativë e përbashkët e programeve dypalëshe te Bashkëpunimit gjermano-shqiptar për Zhvillim, përkatësisht: “Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik dhe rajonal, promovimi i punësimit edukimi dhe trajnimi profesional” (shkurtimisht: ProSEED) dhe Zhvillimi i qëndrueshëm rural (shkurtimisht: SRD).
Qëllimi i përgjithshëm është mbështetja e NMVM-ve të prekura rëndë nga pasojat e krizës së COVID-19 në Shqipëri, pikësëpari për të ruajtur punësimin dhe pse jo edhe për ta rritur atë. Në realizimin e kësaj iniciative, ProSEED dhe SRD synojnë të japin një kontribut të rëndësishëm për NMVM-të anë e mbanë Shqipërisë në sektorët e bujqësisë, turizmit, tregtisë me pakicë dhe manifakturës. Gjithashtu, NMVM-të do të forcohen në përdorimin e zgjidhjeve të reja digjitale dhe inovacionit, jo vetëm për të amortizuar krizën aktuale, por edhe për t’i përshtatur aktivitetet e tyre me qëllim adoptimin në situatën e re post Covid.
Këto qëllime do të arrihen duke u ofruar NMVM-ve këshillim dhe trajnime të përshtatura sipas nevojave të tyre individuale duke përfshirë informacion mbi mundësitë e financimit të ideve të tyre.