Mekanizmi i trajtimit të ankesave për CoSolve-19

CoSolve-19 / Mekanizmi i trajtimit të ankesave për CoSolve-19

1. Historiku

SRD dhe ProSeed që po zbatojnë instrumentin CoSolve19 do të marrin të gjitha masat që t’u përgjigjen në mënyrën e duhur ankesave për instrumentin CoSove-19. Ky dokument shpjegon qëllimin e mekanizmit të trajtimit të ankesave, kush mund të paraqesë një ankesë, ku dhe si mund të dorëzohet ankesa, çfarë informacioni nevojitet dhe dokumenti përshkruan gjithashtu procesin e brendshëm të trajtimit të ankesave dhe të përgjigjes.

2. Çfarë është një ankesë?

Ankesë konsiderohet një koment, pyetje, shqetësim apo sugjerim nga palët e treta, ku deklarohet se ka diçka të papranueshme në lidhje me instrumentin CoSolve19.

3. Cili është qëllimi i mekanizmit të trajtimit të ankesave për instrumentin CoSolve-19?

Procedura e ankimimit për instrumentin CoSolve19 është hartuar me qëllimet e mëposhtme:

  • Për të ndërtuar dhe për të ruajtur besimin e të gjithë aktorëve dhe partnerëve të CoSolve-19
  • Për të identifikuar dhe për të trajtuar shqetësimet e aktorëve të ndryshëm, duke mbështetur në këtë mënyrë menaxhimin efektiv të rrezikut
  • Për të trajtuar në mënyrën e duhur çdo ankesë lidhur me instrumentin CoSolve-19 drejtuar projekteve SRD dhe ProSeed të GIZ, brenda afateve kohore
  • Për të trajtuar në mënyrën e duhur çdo ankesë lidhur me instrumentin CoSolve-19 që është dorëzuar në nivelet e tjera të GIZ dhe/ose direkt pranë partnerëve të përfshirë direkt në këtë instrument, si për shembull institucionet e qeverisë shqiptare, CEFE International

4. Kush mund të paraqesë një ankesë?

Individët, kompanitë, organizatat ose palë të tjera që besojnë se ata janë prekur ose mund të preken negativisht nga instrumenti CoSolve-19, në veçanti:

  • NMVM/fermerët që bashkëpunojnë me CoSolve-19 si pjesëmarrës ose si aplikantë/përfitues
  • NMVM/fermerët të cilëve u është refuzuar aplikimi për t’u përfshirë në instrumentin CoSolve-19
  • Çdo individ, organizatë, grup ose komunitet që beson se instrumenti CoSolve-19 ka ndikuar ose ka gjasa të ndikojë negativisht tek ta
  • Persona nga publiku i gjerë që besojnë se instrumenti CoSolve-19 është krijuar në një mënyrë që është i padrejtë dhe/ose jo transparent

5. Ku dhe si mund të dorëzohet një ankesë?

Jeni të lutur që ankesën tuaj ta dërgoni me shkrim direkt në instrumentin CoSolve-19:

  • Me email: cosolve@giz.de
  • Me postë:
    • Programi i GIZ “Zhvillimi i Qëndrueshëm Rural” Shqipëri, Rr. Skënderbej, Nr 21/1, 1000 Tirana ose
    • Projekti i GIZ “Zhvillimi i Qëndrueshëm Ekonomik dhe Rajonal, Nxitja e Punësimit dhe Arsimit e Formimit Profesional në Shqipëri”, Rr. “Brigada VIII” Nr. 19, 1000 Tirana

6. Çfarë informacioni nevojitet?

Për të trajtuar ankesën tuaj në mënyrën më të mirë dhe më efikase të mundshme, nevojitet informacioni i mëposhtëm:

  • Në rreshtin e subjektit të emailit ose të shkresës së dërguar me postë duhet të shkruani: “Ankesë”
  • Emri juaj dhe të dhënat e kontaktit (adresa postare ose adresa e emailit)
  • Dëshmi e autoritetit të përfaqësimit, nëse ankesa bëhet nga një person përfaqësues në emër të palëve të prekura drejtpërdrejt, ku këto palë duhen identifikuar në mënyrë të qartë.
  • Informacioni lidhur me efektet negative kryesore apo rreziqet e supozuara për dëm, duke dhënë sa më shumë detaje të jetë e mundur, si dhe duke shpjeguar ndikimin/prekjen e drejtpërdrejtë. Nëse keni ndonjë dokument që e konsideroni të rëndësishëm, jeni të lutur t’i bashkëngjitni atë ankesës suaj.

7. Kur nuk duhet përdorur mekanizimi i trajtimit të ankesave të CoSolve-19?

Në rast dyshimi të shkeljes së ligjeve të zbatueshme (p.sh. ryshfet, mashtrim ose korrupsion, ngacmim seksual, shkelje e të drejtave të njeriut), të kodit të brendshëm të etikës së GIZ apo të rregullave të brendshme të tij, jeni të lutur të kontaktoni në një nga kanalet e sinjalizimit në https://www.giz.de/en/aboutgiz/39089.html ose https://www.giz.de/tell-us.

Në mënyrë që një raportim të merret në konsideratë për shqyrtim, ai duhet të ketë lidhje me punën e GIZ.

8. Unë kam dorëzuar një ankesë. Çfarë ndodh më pas?

Pas marrjes së një ankese vijohet me hapat si më poshtë:

  • Konfirmohet marrja e ankesës përmes një emaili apo shkrese zyrtare, sipas rastit, brenda 7 ditëve pune pas marrjes së ankesës. Nëse ankesa nuk kuptohet qartë apo nëse nevojiten informacione shtesë plotësuese, ky informacion kërkohet në hapin tjetër të radhës
  • Menaxheri i programit SRD ose ProSeed të GIZ i ngarkuar me instrumentin CoSolve-19 vlerëson ankesën dhe shqyrton opsionet për përgjigjen dhe vendimin.
  • Përgjigjja dhe vendimi përfundimtar hartohen nga menaxheri i projektit SRD ose ProSeed të GIZ
  • Menaxhimi i SRD dhe ProSeed duhet të zbatojë vendimin e planifikuar.
  • Përgjigjja i komunikohen ankuesit. Menaxheri i programit SRD ose ProSeed të GIZ siguron që të gjendet dhe të zbatohet një qasje e përshtatshme lidhur me komunikimin e përgjigjes dhe vendimin për ankesën, për personin ankues.
  • Përgjigjja për një ankesë do të jepet brenda 30 ditëve pune pas marrjes së ankesës. Nëse vendimi për ankesën kërkon më shumë se 30 ditë pune, menaxhimi i programit SRD ose ProSeed të GIZ i jep një informacion të përditësuar ankuesit brenda 30 ditëve dhe e informon atë për procedurat e mëtejshme.
  • Përgjigjja e ankuesit protokollohet për të ndihmuar në vlerësimin nëse ankesa konsiderohet e mbyllur apo nëse nevojitet veprim i mëtejshëm.
  • Nëse nevojitet vëmendje e mëtejshme, menaxhimi i programit SRD ose ProSeed të GIZ rivlerëson ankesën dhe më pas ndërmerr veprimin e duhur.