Sektori i bujqësisë po ashtu është ndikuar negativisht nga situata aktuale. Bujqësia ka një rëndësi të madhe për zhvillimin socio-ekonomik të Shqipërisë, duke qenë se kontribuon me rreth 20% në PBB-në e vendit dhe përfaqëson 42% të punësimit të përgjithshëm. Shumica e pothuaj 350.000 bizneseve bujqësore janë fermerë të vegjël që jetojnë me këtë veprimtari dhe vetëm afërsisht 50.000 shoqëri tregtare janë të orientuara drejt tregut. Strukturat e fermave janë të vogla dhe komplekse, me madhësi mesatare prej 1,2 ha dhe të copëtuara në 3 deri 5 ngastra me madhësi dhe cilësi të ndryshme toke. Aktualisht ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) janë ato që ushtrojnë aktivitetin kryesor në zinxhirin e vlerave për tregun e brendshëm, pra, subjekte fermerë që ua sheshin produktet drejtpërdrejt restoranteve, apo shërbimeve gastronomike si edhe konsumatorëve dhe dyqaneve.
Pavarësisht nga këta dy sektorë, turizmi dhe bujqësia, duhet thënë se shoqëritë tregtare në të gjithë sektorët janë prekur nga ndikimet e krizës, përmendim tregëtinë me pakicë, tekstilet, lëkura, etj. Dhe kjo kryesisht sepse struktura e biznesit në Shqipëri kryesisht përbëhet nga biznesi i vogël.
Gjithsej 95% e 160.000 bizneseve kanë mesatarisht jo më shumë se 10 punonjës dhe si rrjedhojë, janë më të predispozuar të pësojnë dëme të konsiderueshme nga ndalimi i veprimtarive fizike të bizneseve të tyre, sidomos për shkak se shumica e tyre nuk kanë gjetur ende zgjidhje digjitale për ofrimin e produkteve dhe shërbimeve të tyre. Bizneset shqiptare duhet të përshtaten dhe t’i zhvillojnë bizneset e tyre online si në fushën e operacioneve të biznesit me klientët, ashtu edhe të operacioneve biznes me biznes. Përshtatja ndaj instrumenteve digjitalë mund t’u ofrojë atyre mundësi të reja shitjeje me afat të shkurtër, por mbi të gjitha, mund t’i bëjë këto shoqëri tregtare të përshtatshme në të ardhmen gjatë gjithë kohës së krizës, por dhe më tutje.
Për shkak të situatës në përgjithësi të vështirë, GIZ-i ka krijuar një Instrument këshillimor që ofron trajnime dhe shërbime këshillimi për NMVM-të, me mundësi edhe për të marrë grante të vogla, me qëllim për tu përshtatur në këtë situatë të re.