Aplikantët do të përfitojnë nga trajnimet e përshtatura sipas nevojave që do të fokusohen në amortizimin e krizës së COVID-19 si edhe në rikuperimin e bizneseve dhe përshtatjen e tyre ndaj situatës së re post Covid.
Shërbimet trajnuese dhe këshilluese do të kryhen virtualisht dhe/ose fizikisht në varësi të situatës së COVID-19 dhe mundësive nga ana e biznesit, apo dhe nevojave të tyre specifike. Shërbimet këshillimore mund të përfshijnë trajnime, seminare dhe uebinare.
Gjithashtu, të gjitha NMVM-të do të marrin informacion të hollësishëm për mundësitë e sigurimit të financimeve nga skemat e qeverisë, apo nga skemat e donatorëve të tjerë sipas nevojave të bizneseve të vëna në dukje në aplikimet e tyre.