CoSolve-19: Thirrja e 2-të – Sesion Informues Online

CoSolve-19 / CoSolve-19: Thirrja e 2-të – Sesion Informues Online

CoSolve-19: Thirrja e 2-të – Sesion Informues Online

Info

Qeveria Gjermane në bashkëpunim me Qeverinë Shqiptare, kanë krijuar instrumentin këshillimor, CoSolve-19.

Ky instrument synon masa mbështetëse për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, në sektorë të ndryshëm, si dhe fermerë të regjistruar. Këto masa do ndihmojnë ndërmarrjet dhe fermerët të përshtaten, të kenë një zhvillim më të qëndrueshëm dhe të tejkalojnë më lehtë krizën e shkaktuar nga Covid-19 përmes trajnimeve, njohjes me zgjidhje të reja digjitale për bizneset dhe mundësisë për tu bërë pjesë e skemës së granteve, pas përfundimit të trajnimeve.

Për të mësuar më shumë rreth programit dhe rregullave të aplikimit ju ftojmë të jeni pjesë e sesionit informues që do të mbahet në 21 dhjetor, ora 11:30 – 12:00 në linkun online. Ky event do të organizohet online përmes Microsoft Teams.

Info
Location: Online
Date: December 21, 2021
Duration: 1 Day