Blog

CoSolve-19 / Njoftime  / ConnectIT vjen në ndihmë të NMVM-ve që kanë qënë pjesë e iniciativës CoSolve-19!

ConnectIT vjen në ndihmë të NMVM-ve që kanë qënë pjesë e iniciativës CoSolve-19!

CoSolve-19 iniciativa e përbashkët e programeve dypalëshe të Bashkëpunimit gjermano-shqiptar për Zhvillim, përkatësisht ProSEED dhe SRD, kishte për qëllim mbështetjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme në sektorët e bujqësisë, turizmit e të tjerë, për të kaluar me sukses krizën e COVID-19 nëpërmjet këshillimit dhe trajnimeve me qëllim ruajtjen e vendeve të punës. Shërbimet trajnuese dhe këshilluese për NMVM-e u ofruan sipas nevojave të tyre specifike, edhe duke i orientuar drejt hartimit të një plani të punës për përshtashmërinë/vijimësinë duke e orientuar drejt zgjidhjeve të reja digjitale dhe inovacionit, jo vetëm për të amortizuar krizën aktuale, por edhe për t’i përshtatur aktivitetet e tyre me qëllim adoptimin në situatën e re post-Covid.

“Kriza që solli pandemia na tregoi se digjitalizimi është më i nevojshëm se kurrë më parë. Pavarsisht nëse ndodhesh në karantinë apo jo, nëse ke mundësinë e të pasurit të produkteve në një faqe online apo aplikacion, ti mund të identifikosh klientë të rinj dhe të krijosh marrëdhënie të reja biznesi, prandaj digjitalizimi dhe aftësia e të përshtaturit kanë një peshë të madhe në kohët që po jetojmë”. Christoph Boeing, Këshilltar pranë Proseed/GIZ.

CoSolve-19 ka mbështetur 700 biznese gjithësej, nëpërmjet një procesi këshillimi me trajnerë biznesi si shkak i krizës që solli pandemia, dhe midis 700 bizneseve rreth 90 rezultuan të kishin nevoja konkrete për digjitalizim.

Në këtë këndvështrim, një tjetër iniciativë e ProSEED 2.0 dhe EU4Innovation, e zbatuar në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë; Connect IT 2.0 erdhi në ndihmë të disa NMVM-ve të përzgjedhura, të cilat kanë qënë pjesë e procesit të këshillimit të CoSolve-19, por jo vetëm, duke mundësuar zgjidhjen e sfidave dhe zbatimin e zgjidhjeve të reja digjitale dhe inovatore për ta. ConnectIT është një projekt që mundëson ekipet universitare (studentë e pedagogë të IT, shkëncave kompjuterike) të bashkëpunojnë me sipërmarrësit dhe të bëjnë të funksionojë inovacionin dixhital! Thënë ndryshë, Connect IT është një nga programet e pakta që implementon qasjen Triple-helix në ekosistemin lokal, duke angazhuar kompani, universitete dhe pjesëmarrës aktivë të ekosistemit për të zhvilluar zgjidhje digjitale për ndërmarrjet e mesme, të vogla dhe mikro.

Në ciklin e parë të ConnectIT, i cili përkoi me semestrin e parë të studimeve të institucione të arsimit të lartë, morën pjesë 26 ekipe studentësh (më saktësisht rreth 110 studentë) të drejtuara nga 5 pedagogë nga Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, si dhe Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës. 26 ekipet studentore, të udhëhequra nga pedagogët dhe ekipi drejtues i projektit Connect IT, bashkëpunuan me 25 sipërmarrje / NMVM në fushën e turizmit, bujqësisë etj, ku 18 nga të cilat ishin edhe përfituese të shërbimeve këshillimire e trajnimeve të CoSolve 19.

10 ekipe studentësh u përzgjodhën për të presantuar zgjidhjet dixhitale që varionin nga CRM, optimizimi i faqeve web ekzistuese, e-commerce, marketing dixhital, prezenca në rrjete sociale,etj në një aktivitet përfundimtar (showcase event of 1st cycle), në praninë e studentëve të tjerë pjesëmarrës, pedagogëve, medias, përfaqësues të GIZ Shqipëri (programet ProSEED & EU4I), por edhe vetë sipërmarrësve të cilët shprehën vlerësim për frymën e bashkëpunimit, por edhe nivelin e lartë të njohurive dixhitale e novatore dhe shërbimeve që studentët ofruan.

10 zgjidhjet dixhitale qe u presantuan, dhe NMVM respektive ndër të cilat 6 ishin Co-Solve 19, janë si më poshtë:
–  Boost Outsourcing – CRM System
–  Honey House Kastrioti – Website & Digital Marketing
–  Gjelber – Webshop
–  Bujtina e Bardhe – Website
–  Bregu i Lofatave – Website & Digital Marketing
–  Restorant “Trojet” – Website
–  Sister’s Atelier – Website
–  Ferma Shytani – Website
–  Stamp IT – Rebranding & Website
–  Barber Skerdi – Website & Digital Marketing

Cikli i dytë i Connect IT, gjithashtu do të zhvillohet gjatë shtrirjes kohore të semestrit 2-të mars – qershor, dhe universitetet pjesëmarrëse janë Universiteti Epoka, Polis , Metropolitan dhe Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit në Universitetin Politeknik të Tiranës. Sic edhe u përmend më lart, përgjatë projektit, studentët mentorohen dhe monitorohen nga pedagogët e Universiteteve të tyre dhe skuadra e projektit. Pjesëmarrja në projekt është bërë pjesë e kurrikulës si projekt mësimor apo praktikë profesionale, duke mundësuar që studentët të përfitojnë kredite, në varësi të universitetit ku studiojnë.

Connect IT 2.0, projekti që nxin bashkëpunimin mes universiteteve dhe sektorit privat, i mundësuar dhe mbështetur nga qeveria Gjermane nëpërmjet GIZ Shqipëri, programi ProSEED 2.0 dhe EU4Innovation; në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë; fton të gjithë sipërmarrësit/ drejtuesit e një ndërmarrjeje mikro, të vogël a të mesme, të aplikojnë për të përfituar asistencë teknike për zgjidhje dixhitale e novatore ofruar nga ekipe studentësh, të cilat mund të përmirësojnë proceset dhe produktet e biznesit të tyre.

Cikli paraardhës por edhe ai pilot (mbështetur ngë EU for Innovation në 2020-2021) kanë provuar tashmë raste të sukseshme bashkëpunimi dhe treguar zgjidhje shumë të mira dixhitale.

Nëse dëshironi të përmirësoni biznesin Tuaj, duke dixhitalizuar disa procese të caktuara, merrni pak minuta kohë dhe aplikoni në lidhjen me poshtë:
ConnectIT 2.0 cikli 2 – CoSolve-19 (cosolve19.al)