Blog

CoSolve-19 / Njoftime  / VIDEO | Udhëzuesi për thirrjen e dytë të CoSolve-19

VIDEO | Udhëzuesi për thirrjen e dytë të CoSolve-19

Qeveria gjermane në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, kanë krijuar Instrumentin këshillimor, CoSolve-19. CoSolve-19 synon masa mbështetëse për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në sektorë të ndryshëm dhe fermerë të regjistruar. Masat do të ndihmojnë ndërmarrjet të përshtaten, të kenë një zhvillim më të qëndrueshëm dhe të tejkalojnë më lehtë krizën e shkaktuar nga Covid-19. CoSolve-19 do ndihmojë bizneset përmes trajnimeve, njohjes me zgjidhje të reja digjitale dhe mundësisë për tu bërë pjesë e skemës së granteve, pas përfundimit të trajnimeve.

Aplikimet e sektorëve të turizmit, bujqësisë dhe sektorët tjerë, përfshirë prodhues të tekstileve dhe veshjeve, lëkurës dhe këpucëve, bizneseve të artizanatit etj. mund të kualifikohen nëse plotësojnë:

  • Kriteret e xhiros maksimale e NMVM-së sipas ligjit shqiptar deri në 14.000.000 Lek në vit.
  • Të jenë 100% biznese me pronësi private, në zotërim të shtetasve shqiptare.
  • Bizneset duhet të jenë të regjistruara si ndërmarrje mikro, të vogla, të mesme, apo të kenë NIPT aktiv fermeri.
  • dhe duhet të ketë ushtrim zyrtar aktiviteti minimumi 6 muaj para fillimit të pandemisë COVID-19 (biznesi është regjistruar para 1 Tetor 2019).

Pas aplikimit, procesi i këshillimit dhe trajnimit është i strukturuar në tre hapa:

  • shërbime këshillimore që do të rezultojnë në planin individual të ndërhyrjes për cdo biznes apo fermer ose fermere.
  • Zhvillimi i trajnimeve specifike për ndryshimin apo përshtatjen e planit individual të bizneseve apo fermerëve sipas planit të veprimit të hartuar në hapin e parë.
  • Vijimi i këshillimit dhe trajnimit në fazën e zbatimit të planit të ri në biznesin përkatës të planifikuar gjatë shërbimeve këshillimore.

Të tre hapat do të zbatohen brenda një periudhe maksimale prej 6 muajsh në varësi të nevojave, disponueshmërisë dhe vendndodhjes së aplikantëve.

Nëse përmbushni këto kritere, plotësoni të dhënat e nevojshme dhe dorëzoni aplikimin tuaj deri më 10 janar 2022.

Shqyrtimi dhe vlerësimi i aplikimeve do të fillojë menjëherë! Në raundin e dytë do të zgjidhen 300 biznese nga sektorë të ndryshëm dhe fermerë të regjistruar të shpërndarë në mënyrë të barabartë.