
Sesionet informuese për thirrjen e dytë të CoSolve-19
December 3, 2021
Përfaqësues të CoSolve-19 kanë nisur turin e takimeve me ndërmarrje mikro, të vogla & të mesme, fermerë, biznese bujqësore dhe të turizmit rural në kuadër të çeljes së thirrjes së dytë të programit. CoSolve-19 është një mundësi mjaft e mirë për këshillim dhe grante për sipërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme si edhe fermerët që janë ndikuar nga pandemia.
Për të mësuar më shumë rreth programit dhe rregullave të aplikimit ju ftojmë të jeni pjesë e sesionit informues.
- 1 dhjetor, 11:30 – 12:30: prezantimi online – eventi në Facebook
- 3 dhjetor, 10:00-11:00: prezantim fizik në Shkodër – eventi në Facebook
- 6 dhjetor, 10:00-12:00: prezantim fizik në Korçë – eventi në Facebook
- 9 dhjetor, 10:30-11:30: prezantim online për fermerët dhe bizneset e Lushnjes – eventi në Facebook
- 10 dhjetor, 12:00-13:00: prezantim online për fermerët – eventi në Facebook