Blog

CoSolve-19 / Njoftime  / VIDEO | Restaurant “Ejona”, histori suksesi nga thirrja e parë e CoSolve-19

VIDEO | Restaurant “Ejona”, histori suksesi nga thirrja e parë e CoSolve-19

Restaurant “Ejona” është i pozicionuar në Tiranë që prej vitit 2015. Që në fillimet e tij ka patur një qasje miqësore ndaj komunitetit dhe ambjentit, me mobilje të ricikluara dhe një kopsht me pemë e gjelbërim rrethues. Gjatë pandemisë dhe nderprerjes së gjatë të fluturimeve, restoranti “Ejona” u prek thellë pasi klientela e tyre përbëhej më së shumti nga të huaj. Mësoni më shumë mbi përfitimet e arritura përmes pjesëmarrjen në thirrjen e parë të CoSolve-19 përmes videos.

Faza e dytë e aplikimeve për programin CoSolve-19 është hapur. Nëse keni një ndërmarrje mikro, të vogël, të mesme apo jeni fermerë të regjistruar dhe jeni prekur nga pasojat e pandemisë, vizitoni faqen Sektorët për t’u informuar mbi dokumentat dhe procedurat dhe më pas dërgoni aplikimin tuaj online.