Blog

CoSolve-19 / Uncategorized  / Pizza Manëz | Një histori suksesi e CoSolve-19

Pizza Manëz | Një histori suksesi e CoSolve-19

Një veçori e shtuar e programit CoSolve është edhe këshillimi nga trajnerët për bizneset përfituese përgjatë zbatimit të planeve të tyre të ndryshimeve.
“Pizza Manëz” ka marrë asistencë për të gjetur pajisjet me specifikimet teknike më të përshtatshme si dhe është ndihmuar me prokurimin e një furre pice me kapacitet 12 vendësh, një frigorifer kolonë, një frigorifer banak me vitrinë dhe një brumatriçe. Të gjitha këto në përputhje me përmbushjen e planit me të cilin ai ka aplikuar në programin CoSolve.
Pronari i këtij biznesi është orientuar me ide të reja mbi menaxhimin dhe marketingun. Rezultatet e para të rritjes së kapacitetit të shërbimit janë parë menjëhere, ku të ardhurat janë rritur me 20%. Falë kësaj rritjeje pronari i picerisë dëshiron që të zgjerojë stafin e biznesit të tij me dy persona të tjerë por gjithashtu dhe një ambient shtesë për restorantin.