Blog

CoSolve-19 / Uncategorized  / Pemla – Ana Shima | Një histori suksesi e CoSolve-19

Pemla – Ana Shima | Një histori suksesi e CoSolve-19

Pemla është kompania e parë e licencuar në Shqipëri për prodhimin e gjalpit të arrorëve dhe një nga historitë e suksesit nga CoSolve. Ana Shima, themeluese dhe drejtore ekzekutive e Pemla, ndan me ne rrugëtimin e tyre me CoSolve-19 dhe impaktin që programi pati për tejkalimin e një momenti tepër të vështirë për biznesin pas pandemisë. Nëpërmjet seancave të trajnimit dhe këshillimit nga CoSolve u bë e mundur identifikimi i dy nevojave më kritike për këtë sipërmarrje: rifreskimi dhe forcimi i brandit të Pemla përmes krijimit të një identiteti të ri të dallueshëm në treg, si dhe rritja e besueshmërise përmes trajnimit dhe certifikimit ISO 22000:2018 (Sistemi i Menaxhimit dhe Sigurisë Ushqimore) në Nëntor 2022.

Ky certifikim ishte një faktor kyç që garanton cilësinë e produkteve dhe pati efekt të menjëhershëm në shitje, duke arritur që produktet të gjenden sot në supermarketet kryesore në Tiranë dhe Durrës, me ambicien për t’u zgjeruar së shpejti në tregun Evropian. Me shtimin e shitjeve Pemla synon në të ardhmen e afërt të shtoj stafin me 2 punonjës, përkatësisht në departamentin e prodhimit dhe atë të shpërndarjes.