Blog

CoSolve-19 / Uncategorized  / Libraria – Aida Jantili | Një histori suksesi e CoSolve-19

Libraria – Aida Jantili | Një histori suksesi e CoSolve-19

Nëpërmjet mbështetjes së programit CoSolve të GIZ Albania janë realizuar disa ndryshime në arredimin e ambientit të brendshëm të librarisë, ndriçimi, stendat, si dhe fasada e jashtme e dyqanit duke u ndryshuar vetrata dhe reklamën.
Këto inovacione e kanë bërë Librarinë më tërheqëse dhe më të frekuentuar nga klientët, si dhe një ambient i cili i shkon përshtat tregtimit të librit. Së fundmi, nëpërmjet një programi kompjuterik është krijuar edhe inventari dixhital i librave dhe klientëve, i cili do të jetë në përditësim të vazhdueshëm dhe do të ndihmojë me raportet mujore të shitjeve dhe furnizimeve.