Blog

CoSolve-19 / Uncategorized  / Hazeland – Julvin Marku | Një histori suksesi e CoSolve-19

Hazeland – Julvin Marku | Një histori suksesi e CoSolve-19

CoSolve-19 është ende një realitet që i vjen në ndihmë qindra bizneseve që patën vështirësi prej pandemisë COVID-19. Një histori suksesi është ajo e Julvin Markut, sipërmarrësit dhe themeluesit të fermës së lajthive “Hazeland”.
Ai është gjithashtu një prej pjesëmarrësve të raundit të parë të CoSolve i cili përpos trajnimve dhe këshillimeve të vyera, ka përfituar një sërë përmirësimesh që kanë ndikuar pozitivisht në fermën që menaxhon. Mbështetja e projektit të tij ka lehtësuar disa procese të punës që më parë bëheshin manualisht, si dhe në prodhimin e energjisë për vaditje i cili tashmë kryhet me panele fotovoltaike të cilat janë mundësuar nga granti i GIZ Albania CoSolve.
Në terma afatgjatë Julvini shprehet se brand-imi i cili i është bëre produktit të tij dhe përmirësimet teknologjike do të jenë dy elementë mjaft të mirë promovues për të ardhmen e “Hazeland”.