Blog

CoSolve-19 / Uncategorized  / Gjelbër – Gerhard Veizi | Një histori suksesi e CoSolve-19

Gjelbër – Gerhard Veizi | Një histori suksesi e CoSolve-19

“Gjelbër” është një restorant mjaft i preferuar, në një nga zonat më të populluara në Tiranë, i cili ofron vakte të shëndetshme vegjetariane dhe vegane. Drejtuesi i biznesit Gerhard Veizi, tregon se një nga sfidat dhe dëshirat e tij më të mëdha ka qenë ndërtimi i një faqeje web-i e cila do të mundësonte një treg më të gjerë klientësh. CoSolve në bashkëpunim me Connect IT Albania mundi t’i vinte në ndihmë “Gjelbër” me digjitalizimn e të gjithë menusë duke ndikuar pozitivisht në ecurinë e mëtejshme.

Ky projekt u vu në jetë edhe falë ndihmës së ekipit studentor nga Fakulteti i Ekonomisë, dega Inofrmatikë-Ekonomike. Në planin afatgjatë ky website do të mund ta bëjë “Gjelbër” më të qëndrueshëm në treg por gjithashtu do të ndikojë direkt në rritjen e të ardhurave.