Blog

CoSolve-19 / Uncategorized  / Caravan Horse Riding Albania – Kristina Fidhi | Një histori suksesi e CoSolve-19

Caravan Horse Riding Albania – Kristina Fidhi | Një histori suksesi e CoSolve-19

Prej vitit 2011 “Caravan Horse Riding Albania” mikpret adhuruesit e kuajve, natyrës, historisë dhe kulturës. Vetëm pak kilometra larg Gjirokastrës qytetit të gurtë të shtëpive muze të mbrojtura nga UNESCO gjenden stallat në të cilat ndodhen rreth 40 kuaj, me të cilët ofrohen ture fantastike në shtigje si “Following Zagoria pathways” dhe “King Skerdilajd Army Route”.

Kristina Fidhi një prej themelueseve dhe bashkëpronarëve të “Caravan Horse Riding Albania” tregon më shumë për ndihmën që CoSolve i dha kësaj sipërmarrjeje eco-friendly.
Falë CoSolve u bë e mundur blerja e 10 seteve të pajisjeve për kuaj që rrjedhimisht rriti standardin e shërbimeve për qendrën e kalërimit, përmirësoi sigurinë për kuajt dhe kalorësit dhe nxiti zgjerimin e sektorit me krijimin e shkollës së kalërimit. Me këtë investim të ri, nisën një partneritet me kompaninë polake “Daw Mag” dhe do të mund të ofrojnë produkte kalërimi të personalizuara si nënkontraktorë për tregun shqiptar.

Kjo linjë e re biznesi do të shtohet si shërbim në website-n e tyre, për prodhimin e shalëve të personalizuara. Veç këtyre, krijimi i shkollës së kalërimit do të punësojë një instruktor dhe një ndihmës instruktor të cilët do të edukojnë një gjenerate të re kalorësish të disiplinës trail outdoor.