Blog

CoSolve-19 / Uncategorized  / Bujtina Lord Byron – Anila Çollaku | Një histori suksesi e CoSolve-19

Bujtina Lord Byron – Anila Çollaku | Një histori suksesi e CoSolve-19

Vetëm pak metra nga hyrja e qytetit të Tepelenës ndodhet “Bujtina Lord Byron”.
Kjo bujtinë shpesh herë cilësohet nga vizitorët si një vend ndalimi për të marrë informacion mbi pikat e rëndësishme turistike të zonës. Anila së bashku me bashkëshortin e saj janë mikpritësit e bujtinës Lord Byron të cilët me ndihmën e CoSolve kanë mundur të transformojnë biznesin e tyre duke e kthyer në nje destinacion unik në rajonin e jugut.

Falë CoSolve u bë e mundur realizimi i projektit “Maket Albania” apo Shqipëria në miniature, si një risi dhe mënyrë e re komunikimi me interes turistik. Ky projekt pritet të ndikojë pozitivisht edhe në rritjen e stafit duke shtuar një guidë turistike, një udhërrëfyes dhe një ciceron.