Blog

CoSolve-19 / Njoftime  / VIDEO | Albania Off Road Cycling, histori suksesi nga thirrja e parë e CoSolve-19

VIDEO | Albania Off Road Cycling, histori suksesi nga thirrja e parë e CoSolve-19

“Albania Off Road Cycling” nisi në vitin 2017 duke iu ofruar turistëve të huaj guida turistike në natyrën e zonave më të thella rurale të Shqipërisë, si edhe shërbime për dhënie me qira, shitje apo mirëmbajtje të biçikletave profesionale përmes servisit “Bike Point”. Gjatë pandemisë biznesi u përball me mungesën e turistëve të huaj, të cilët përbënin pjesën më të madhe të klientëve. Mësoni më shumë mbi përfitimet e arritura përmes pjesëmarrjen në thirrjen e parë të CoSolve-19 përmes videos.

Faza e dytë e aplikimeve për programin CoSolve-19 është hapur. Nëse keni një ndërmarrje mikro, të vogël, të mesme apo jeni fermerë të regjistruar dhe jeni prekur nga pasojat e pandemisë, vizitoni faqen Sektorët për t’u informuar mbi dokumentat dhe procedurat dhe më pas dërgoni aplikimin tuaj online.