Pyetje të shpeshta – FAQs

CoSolve-19 / Pyetje të shpeshta – FAQs

Pyetjet më të shpeshta / FAQs

Çfarë është CoSolve-19?

Një iniciativë e përbashkët e programeve dypalëshe te Bashkëpunimit gjermano-shqiptar për Zhvillim, përkatësisht:  “Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik dhe rajonal, promovimi i punësimit  edukimi dhe trajnimi profesional” (shkurtimisht: ProSEED) dhe Zhvillimi i qëndrueshëm rural (shkurtimisht: SRD).

Qëllimi i përgjithshëm është mbështetja e NMVM-ve të prekura rëndë nga pasojat e krizës së COVID-19 në Shqipëri, pikësëpari për të ruajtur punësimin dhe pse  jo  edhe për ta rritur atë. Në realizimin e kësaj iniciative, ProSEED dhe SRD synojnë të japin një kontribut të rëndësishëm për NMVM-të anë e mbanë Shqipërisë në sektorët e bujqësisë, turizmit, tregtisë me pakicë dhe manifakturës. Gjithashtu, NMVM-të do të forcohen në përdorimin e zgjidhjeve të reja digjitale dhe inovacionit, jo vetëm për të amortizuar krizën aktuale, por edhe për t’i përshtatur aktivitetet  e tyre me qëllim adoptimin në situatën e re post Covid.  

Këto qëllime do të arrihen duke u ofruar NMVM-ve këshillim dhe trajnime të përshtatura sipas nevojave të tyre individuale  duke përfshirë informacion mbi mundësitë e financimit të ideve të tyre. 

Kush mund të përfitojë nga ky program?

Linjat e sektorëve që mund të marrin pjesë në thirrje janë si më poshtë: 

  1. Turizmi: Thirrja është e hapur për bizneset e akomodimit të regjistruara mikro, të vogla, të mesme (hotele, agro-turizëm, bujtina, kampingje) operatorë turistikë të regjistruar si edhe restorante në zonat rurale që ofrojnë aktivitete turistike.
  2. Bujqësia: Thirrja është e hapur si për fermerë individualë ashtu edhe për persona fizikë dhe juridikë që zotërojnë, apo përfaqësojnë NMVM që ushtrojnë aktivitetin e tyre në prodhimin, grumbullimin, përpunimin, apo  marketimin e produkteve bujqësore.
  3. Sektorë të tjerë: Thirrja është e hapur për NMVM-të që janë prodhues të tekstileve dhe veshjeve, lëkurës dhe këpucëve, bizneseve të artizanatit etj., si dhe biznese të tjera që janë prekur nga pasojat e krizës së Covid-19.

Çfarë përfiton biznesi im?

Aplikantët do të përfitojnë nga trajnimet e përshtatura sipas nevojave që do të fokusohen në amortizimin e krizës së COVID-19 si edhe në rikuperimin e bizneseve dhe përshtatjen e tyre ndaj situatës së re post Covid.  

Shërbimet trajnuese dhe këshilluese do të kryhen virtualisht dhe/ose fizikisht në varësi të situatës së COVID-19 dhe mundësive nga ana e biznesit, apo dhe  nevojave të tyre specifike. Shërbimet këshillimore mund të përfshijnë trajnime, seminare dhe uebinare.  

Gjithashtu, të gjitha NMVM-të do të marrin informacion të hollësishëm për mundësitë e sigurimit të financimeve nga skemat e qeverisë, apo nga skemat e donatorëve të tjerë sipas nevojave të bizneseve të vëna në dukje në aplikimet e tyre.  

Në një fazë të dytë, do të ofrohen grante për ato biznese që nuk kanë përfituar nga skemat e tjera financiare. 

Ku duhet të aplikoj dhe cilat janë procedurat e aplikimit?

Mund të lexoni të gjithë detajet mbi dokumentat dhe informacionin e nevojshëm në këtë faqe.

Aplikimi mund të kryhet në këtë faqe.

Cilat janë kriteret që biznesi im duhet të përmbushë për të aplikuar?

  1. Madhësia: Xhiroja maksimale e NMVM-së sipas ligjit shqiptar deri në 14.000.000 Lek në vit.
  2. Pronësia: 100% biznese me pronësi private, në zotërim të shtetasve shqipëtar. Bizneset duhet të jenë të regjistruara si ndërmarrje mikro, të vogla, të mesme, apo të kenë Nipt aktiv fermeri.
  3. Maturimi: Biznesi duhet të ketë ushtrim zyrtar aktiviteti minimumi 6 muaj para fillimit të pandemisë Covid-19 (biznesi është regjistruar para 1 Tetor 2019).

Çfarë lloj dokumentesh duhet të bashkëngjis në aplikim?

  • Formulari i aplikimit ku shprehen qartë nevojat e biznesit në përputhje me fushat e lartpërmendura të ushtrimit të aktivitetit të biznesit
  • Kopje e dokumentit të regjistrimit si subjekt tatimor (NIPT) e NMVM-së dhe numri individual i regjistrimit për fermerët individualë;
  • Kopje e ekstraktit tregtar të regjistrit tregtar të lëshuar nga Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB); 
  • Kopje e certifikatës më të fundit ku të thuhet se kërkuesi nuk ka procese penale në ngarkim të tij (në format PDF), lëshuar nga Ministria e Drejtësisë;
  • Kopje e certifikatës më të fundit ku të deklarohet se kërkuesi nuk ka proces penal në ngarkim të tij (në format PDF) lëshuar nga Prokuroria.

Do të konsiderohen vetëm aplikantët, të cilët kanë derguar paketën e plotë të aplikimit me dokumentat e sipërpërmendura.

Paketa duhet të dërgohet brenda afatit të caktuar. Dokumentat e dërguara me vonesë nuk do të pranohen.

A duhet të regjistrohem diku para se të aplikoj?

Jo.

A mund të aplikoj vetëm për grante dhe jo komponentët e tjerë të programit?

Jo.

A përbën ndonjë rrezik aplikimi për biznesin tim?

Jo.

Sa kohë zgjat trajnimi?

Trajnimet zgjasin deri në 4 muaj.

A do të ketë thirrje të dytë për bizneset?

Po.

A është programi falas?

Po.

A kualifikohen individitët e vetë-punësuar?

Po.

A ekziston numri minimal i stafit si kriter pranimi?

Jo.

Ku ruhen të dhënat e mia?

Pasi aplikimi juaj dërgohet, ai ruhet në një server të sigurt në internet. Databaza e aplikimeve është e enkriptuar dhe mund të aksesohet vetëm nga ekipet e ProSEED dhe SRD.

Server-at tanë janë në Gjermani dhe zbatojnë politika të qëndrueshme të sigurisë dhe mbrojtjes së të dhënave.

Për më shumë informacion, shfletoni faqen e mbrojtjes së të dhënave.

Nga kush financohet dhe zbatohet programi?

Instrumenti këshillimor për zbutjen e krizës së COVID-19, CoSolve-19, financohet nga Qeveria Gjermane dhe zbatohet nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH në bashkëpunim me Qeverinë Shqiptare.

Ku mund të ju kontaktoj?

Nëse keni paqartësi mund të kontaktoni në e-mail: cosolve@giz.de.

Informacione

Na kontaktoni

Për çdo pyetje, mund të na shkruani në e-mail: cosolve@giz.de.