Blog

CoSolve-19 / Njoftime  / Shpallet e hapur faza e aplikimit për grante
cosolve-19 grants

Shpallet e hapur faza e aplikimit për grante

Është hapur faza e aplikimit për grante për afro 200 ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM), si dhe fermerë të regjistruar, të cilët kanë vijuar sesionet e trajnimeve dhe këshillimit në kuadër të CoSolve-19.

Pas analizës së nevojave të biznesit të tyre, përcaktimit të masave për ndryshim dhe zbatimit të planit të ndrëhyrjes, të bëra gjatë etapave të ndryshme të këshillimit, tani bizneset mund të aplikojnë për dy opsione të ndryshme grantesh.

Vini re: Ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, si dhe fermerët të cilët aktualisht nuk janë pjesë e CoSolve-19, nuk kualifikohen për aplikimin për grante. Aplikimi për thirrjen e dytë të CoSolve-19, do të  hapet së shpejti për të gjitha NMVM-të dhe fermerët e regjistruar, të cilët janë të interesuar të bëhen pjesë e CoSolve-19.

Qëllimi i përgjithshëm i CoSolve-19 është mbështetja e NMVM-ve të prekura rëndë nga pasojat e krizës së COVID-19 në Shqipëri. Në realizimin e kësaj iniciative, bashk;punimi gjermano-shqiptar për zhvillim synon të jap një kontribut të rëndësishëm për NMVM-të anë e mbanë Shqipërisë në sektorët e bujqësisë, turizmit, tregtisë me pakicë dhe prodhimit. Gjithashtu, NMVM-të do të forcohen në përdorimin e zgjidhjeve të reja digjitale dhe inovacionit, jo vetëm për të amortizuar krizën aktuale, por edhe për t’i përshtatur aktivitetet e tyre me qëllim adoptimin në situatën e re post Covid.

Këto qëllime do të arrihen duke u ofruar NMVM-ve këshillim dhe trajnime të përshtatura sipas nevojave të tyre individuale duke përfshirë informacion mbi mundësitë e financimit të ideve të tyre.