Blog

CoSolve-19 / Njoftime  / Një panoramë e aktivitetit përfundimtar të ConnectIT Cikli 1

Një panoramë e aktivitetit përfundimtar të ConnectIT Cikli 1

Në datën 1 Mars, 2023, mbylli fazën e tij të parë projekti ConnectIT 2.0, në një aktivitet përmbyllës, ku morën pjesë mbi 80 të ftuar (studentë, bashkëpunëtorë të projektit dhe biznese që kishin përfituar nga shërbimet e ConnectIT). Aktiviti mundësoi jo vetëm ndarëjen e eksperiencave më të mira të bashkëpunimeve mes studentëve dhe përfaqësueseëve të sipërmarrjeve, por edhe ndihmoi si një moment për të vlerësuar edhe arritjet.

Në ciklin e parë të ConnectIT, i cili përkoi me semestrin e parë të studimeve të institucione të arsimit të lartë, morën pjesë 26 ekipe studentësh (rreth 110 studentë) të drejtuar nga 5 pedagogë të Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, si dhe Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ata bashkëpunuan me 25 sipërmarrje / NMVM në fushën e turizmit, bujqësisë etj, 18 nga të cilat ishin edhe përfituese të shërbimeve këshillimire e trajnimeve të CoSolve 19.

Connect IT 2.0, projekti që nxin bashkëpunimin mes universiteteve dhe sektorit privat, i mundësuar dhe mbështetur nga qeveria Gjermane nëpërmjet GIZ Shqipëri, programi ProSEED 2.0  dhe EU4Innovation; në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.

Shihni Video Klipin ne linkun më poshtë, për të ndërtuar një perceptim mbi këtë aktivitet: Video