Blog

CoSolve-19 / Njoftime  / VIDEO | Minimal Atelier, histori suksesi nga thirrja e parë e CoSolve-19

VIDEO | Minimal Atelier, histori suksesi nga thirrja e parë e CoSolve-19

Minimal Atelier operon në Shqipëri që prej vitit 2016. Shërbimet kryesore të kompanisë janë prodhimi i veshjeve, riparimet dhe printimet e materialeve promocionale. Pandemia ndikoi ndjeshëm në biznes, pasi kontakti njerëzor ishte aspekti kryesor i marrëdhënies me klientët. Përshtatja me situatën rriti nevojën e investimeve të mëtejshme në makineri të reja. Mësoni më shumë mbi përfitimet e arritura përmes pjesëmarrjen në thirrjen e parë të CoSolve-19 përmes videos.

Faza e dytë e aplikimeve për programin CoSolve-19 është hapur. Nëse keni një ndërmarrje mikro, të vogël, të mesme apo jeni fermerë të regjistruar dhe jeni prekur nga pasojat e pandemisë, vizitoni faqen Sektorët për t’u informuar mbi dokumentat dhe procedurat dhe më pas dërgoni aplikimin tuaj online.