Blog

CoSolve-19 / Njoftime  / VIDEO | Apple Farm, histori suksesi nga thirrja e parë e CoSolve-19

VIDEO | Apple Farm, histori suksesi nga thirrja e parë e CoSolve-19

Apple Farm ndodhet në fshatin Mollaj pranë Korçës që prej vitit 2017. Nevoja për inovacion dhe teknologji të reja në prodhimin dhe magazinimin e produkteve vijon të rritet ndjeshëm. Ndaj dhe gjatë periudhës së pandemisë biznesi u përball me vështirësi duke qenë se këto teknologji janë të panjohura apo të vështira për t’u gjetur në tregun shqiptar dhe kjo rriti nevojën për investime të mëtejshme. Mësoni më shumë mbi përfitimet e arritura përmes pjesëmarrjen në thirrjen e parë të CoSolve-19 përmes videos.

Faza e dytë e aplikimeve për programin CoSolve-19 është hapur. Nëse keni një ndërmarrje mikro, të vogël, të mesme apo jeni fermerë të regjistruar dhe jeni prekur nga pasojat e pandemisë, vizitoni faqen Sektorët për t’u informuar mbi dokumentat dhe procedurat dhe më pas dërgoni aplikimin tuaj online.